MIRE SE VINI NE FAQEN ZYRTARE TE GJYKATES SE APELIT GJIROKASTER!
____________________________________________________________

Qellimi i ndertimit dhe funksionimit te kesaj faqeje eshte  permiresimi i sherbimit administrativ dhe procedurial, rritja e transparences se veprimtarise se perditshme, permes informimit te  plotë, te saktë e te përditësuar, lehtësisht te  aksesueshëm nga kushdo.

 

MISIONI

Gjykata e Apelit Gjirokaster gjykon me nje trupe gjykuese te perbere prej tre gjyqtaresh, ankimet kunder vendimeve te ceshtjeve civile, penale, kerkesave penale ne fazen e hetimit paraprak, te dhena nga Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster Permet dhe Sarande.

Gjithashtu, shqyrton si gjykate e shkalles se pare kerkesat per njohje te vendimeve te gjykatave te huaja dhe kerkesat per ndreqje gabimi, plotesim, sqarim e interpretim vendimi te Gjykates se Apelit.
 

OBJEKTIVAT

Gjykata e Apelit Gjirokaster, gjate realizimit te veprimtarise se perditshme gjyqesore e administrative, ka si synim:

  • Zbatimin rigoroz te ligjit.
  • Refuzimin e çdo lloj kompromisi ne dem te interesave te dhenies se drejtesise.
  • Rritjen e cilesise ne gjykim, si nje nga komponentet kryesore ne dhenien e drejtesise.
  • Rritjen e nivelit profesional, me qellim ofrimin e nje drejtesie sa me objektive e sa me cilesore.
  • Rritjen e cilesise dhe shpejtesise ne sherbimin ndaj publikut.

 


INFORMACION MBI ADMINISTRIMIN E CESHTJEVE


Dosja e çështjes gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Apelit regjistrohet nga kancelarja ne regjistrat perkates, ku identifikohet dosja me nje numer akti dhe daten e ardhjes. Gjithashtu, dosja regjistrohet në sistemin elektronik me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët , vendimet e mëparshme, etj.) dhe per ceshtjen  gjeneruar nje numer elektonik per ta identifikuar ne sistem.

Pas regjistrimit te ceshtjes, nga Kryetari i gjykates kryhet shortimi elektronik, për caktimin e gjyqtarit relator.

Ne shortin  elektronik nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje.

Pas shortimit te ceshtjes, dosja i kalon gjyqtarit relator.

Ne vazhdim, caktohet data e séancës së parë gjyqësore, e cila afishohet ne stenden e njoftimeve të gjykatës, ne ambientet e gjykates se rrethit prej nga ka ardhur cështja, si dhe ne portalin e gjykates.

Ne datën e paracaktuar nis shqyrtimi i cështjes.

Ne perfundim te gjykimit dhe pasi zbardhet vendimi nga gjyqtari relator, dosja kalon ne Kancelarine e Gjykates per arkivimin e vendimit.

Pas perfundimit te veprimeve administrative , behet kthimi i dosjes ne gjykaten e shkalles se pare, prej se ciles ardhur dosja.

Paleve qe kane qene ne mungese ne shpalljen e vendimit, u behet komunikimi i vendimit dhe pasi kthehet deftesa e komunikimit, percillet dosja per ne gjykaten e shkalles se pare. 

Ne ato raste kur nuk arrihet te realizohet komunikimi i vendimit, per shkak te mosgjetjes se paleve ne adresen e vendbanimit te fundit , behet komunikimi i vendimit me shpallje, e cila afishohet ne stenden e njoftimeve te gjykates, si dhe ne stenden e njoftimeve te njesise administrative se ciles i perket vendbanimi i pales ndergjyqese.

Ne rastet qe gjykata gjykon ceshtje si shkalle e pare, dosja arkivohet ne arkiven e Gjykates se Apelit.

Nese per keto ceshtje ushtrohet rekurs, dosja dergohet per shqyrtim rekursi ne Gjykaten e Larte dhe ne perfundim te gjykimit te ceshtjes ne ate gjykate, dosja kthehet perseri ne Gjykaten se Apelit, ku arkivohet.
________________________________________________________________________

 
NJOFTIME 

 

Në rubrikën "PASQYRA E SHTYPITdo të gjeni dokumentin:

Njoftim për takimin “Për të drejtën e informimit për veprimtarinë e sistemit gjyqësor”, të zhvilluar në datën 14.10.2020, në mjediset e KLGJ.

 

 

http://klgj.al/njoftim-per-shtyp-26-shtator-2020/ ​

 

NJOFTIM

Gjykata e Apelit Gjirokastër njofton publikun, sot në datë 11.11.2020, se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Gjykatës të ditës së sotme, është vendosur reduktimi i veprimtarisë gjyqësore për një periudhë dy javore, duke gjykuar vetëm çështjet e karakterit urgjent, për shkak se disa prej punonjësve të kësaj gjykate kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.
Gjykata e Apelit Gjirokastër do të njoftojë sërish publikun mbi nisjen e plotë të veprimtarisë gjyqësore.

Duke vlerësuar se shëndeti ka rëndësi parësore për të gjithë, njëherazi kërkojmë mirëkuptimin e publikut dhe të gjithë personave të interesuar të cilët mund të marrin shërbim të reduktuar këto ditë.

 

 

NJOFTIM

Gjykata e Apelit Gjirokastër njofton publikun, se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Gjykatës të ditës së sotme, datë 15.10.2020, pas vlerësimit të situatës, si rrjedhojë e konfirmimit zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik, për kufizimin e përhapjes së COVID 19 vetëm tek dy prej punonjësve të kësaj gjykate, të deklaruar më pare, si dhe pas marrjes së masave të përshtatshme për dezinfektimin e ambienteve të gjykatës dhe vetëkarantinimit të punonjësve që kanë rezultuar pozitiv, është vendosur:

Shfuqizimi i vendimit të datës 13.10.2020, për reduktimin e veprimtarisë gjyqësore vetëm në çështje të karakterit urgjent.

Rifillimi i plotë i veprimtarisë gjyqësore, me efekt që prej datës 16.10.2020.

 

 

NJOFTIM

Gjykata e Apelit Gjirokastër njofton publikun, sot në datë 13.10.2020, se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Gjykatës të ditës së sotme, është vendosur reduktimi i veprimtarisë gjyqësore për një kohë të pacaktuar, duke gjykuar vetëm çështjet e karakterit urgjent, për shkak se dy prej punonjësve të kësaj gjykate kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.
Gjykata e Apelit Gjirokastër do të njoftojë sërish publikun mbi nisjen e plotë të veprimtarisë gjyqësore në një kohë të dytë.
Duke vlerësuar se shëndeti ka rëndësi parësore për të gjithë, njëherazi kërkojmë mirëkuptimin e publikut dhe të gjithë personave të interesuar të cilët mund të marrin shërbim të reduktuar këto ditë.

 

 NJOFTIM

Diten e sotme, date 09.10.2020, ne disa media sociale eshte publikuar lajmi i mbylljes se Gjykates se Apelit Gjirokaster, per shkak se nje punonjes i kesaj gjykate ka rezultuar i infektuar me “COVID 19”.Ne respektim te parimit te saktesise dhe ndershmerise se informacionit, qe perben nje nga parimet baze te Kodit Etik te Gazetarit si dhe ne funksion te respektimit te transparency ne marredheniet me publikun, informojme opinionin publik se lajmi i raportur ne keto media sociale per mbylljen e Gjykates se Apelit Gjirokaster nuk eshte i vertete.

Gjykata e Apelit Gjirokaster gjate dites se sotme ka ushtruar normalisht veprimtarine gjyqesore, ne respektim te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi, pasi nuk ka ende asnje konfirmim zyrtar nga Insituti i Shendetit Publik, qe nje prej nepunesve te adminstrates gjyqesore te kesaj gjykate, i dyshuar si i infektuar me “COVID 19”, te jete realisht i infektuar.

Me kete rast, deshirojme te theksojme se Gjykata e Apelit Gjirokaster mbetet e angazhuar ne permbushje te detyrimit ligjor, te parashikuar nga neni 46 i ligjit nr.98/2016 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”, per te informuar publikun me vertetesi te plote, per veprimtarine gjyqesore qe ka lidhje me fakte apo rrethana qe paraqesin interes publik.

 ________________________________________________________________________

 
     
    Ne rubriken "PASQYRA E SHTYPIT "
do te gjeni :
    

Shpalljet e vendimeve, te  Gjykates se Apelit Gjirokaster ,per palet ne mungese dhe shpallje seancash gjyqesore.
Formularin e kerkeses per kopje audio nga publiku.
Formularin e kerkeses per informacion.
Informacion mbi kerkesen per kopje regjistrimi audio.
Proshure informuese per degjimin e regjistrimit audio.
Sherbime dhe veprime-TARIFAT.

 

  Ne rubriken "PUBLIKIME" do te gjeni:

Listat e gjykimeve te reja qe do te zhvillohen ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster.

Shortin elekrtonik.


  Ne rubriken "NA KONTAKTONI" do te gjeni:   

Informacion per procedurat qe duhen ndjekur per te bere nje kerkese per informim,adresen postare dhe elektronike per depozitimin e kerkesave per informim.
Te dhena per vendndodhjen e Gjykates se Apelit Gjirokaster, orarin e punes,emrin dhe kontaktet e koordinatorit per te drejten e informimit.