NJOFTIM

Nisur nga veprimtaria e intensifikuar administrative-gjyqësore që zhvillohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrrës, si dhe marrë parasysh praninë e shumtë të subjekteve që aksesojnë këtë gjykatë, Këshilli i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës në mbledhjen e zhvilluar më datë 25.11.2020 vendosi pezullimin e veprimtarisë administrative-gjyqësore të Gjykatës në ditën e Premte më datë 27.11.2020. Me atë rast, do të bëhet njoftimi i institucionit shtetëror përgjegjës pranë Organeve të Qeverisjes Vendore, për të bërë të mundur higjenizimin dhe dezinfektimin e ambjenteve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si masë parandaluese ndaj infektimit të mundshëm të punonjësve të kësaj gjykate nga virusi COVID-19.

Ju faleminderit!

 

 

 

Këshilli i Gjykatës në mbledhjen e sotme të datës 18.12.2019, me shumicë absolute votash,

Vendosi:

Të lidhë Kontratën e Punës Individuale me periudhë prove 3 (tre) muaj, nga data 19.12.2019 deri më datën 19.03.2020, me z.Meleq Kaba, për pozicionin e punës Kryetar i Degës së Buxhetit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Vendimi i sotëm të zbardhet dhe të publikohet në faqjen e zyrtare të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, duke u angazhuar specialistja e IT-së së kësaj gjykate, të bëj publikimin përkatës.

Sot në Durrës, më datë 18.12.2019, ora 15:05.

 

 R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

  GJYKATA ADMINITRATIVE E SHKALLËS SË PARË

 DURRES

                                                                                                     

                                                                                       Durres më datë 05 /11/2019

Lënda:  Njoftim për vende të lira pune

 Në mbështetje të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, neni 141, neni 154/1, Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,   Gjykata Administrative Durres  shpall 1 vend te lire per pozicionin:

-         Punonjes sigurie

Dokumentat që duhet të paraqiten:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Raport mjekësor;
  4. Fotokopje te noterizuar te diplomes dhe listes se notave (nese ka);
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka proces penal;
  6. Vërtetim nga prokuroria që nuk ka procedim penal;
  7. Vertetim i Gjendjes Gjyqesore ose formular vetdeklarimi i gjendjes gjyqesore;
  8. Fotokopje te noterizuar te librezes se punes;
  9.  Kopje e kartës së identitetit ose pasaportes.

Të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për këtë vend pune, duhet të dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së Kancelares së Gjykates Administrative Durres  ose prane zyres se protokollit te kesaj Gjykate deri më datë 11.11.2019.

 

 

 

  

 

 

 

 

 R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

  GJYKATA ADMINITRATIVE E SHKALLËS SË PARË

 DURRES

                                                                                                                                                 Durres më datë 05 /11/2019

Lënda:  Njoftim për vende të lira pune

 Në mbështetje të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, neni 141, neni 154/1, Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,   Gjykata Administrative Durres  shpall 1 vend te lire per pozicionin:

-         KRYESEKRETAR

Dokumentat që duhet të paraqiten:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vite;
  3. Raport mjekësor;
  4. Fotokopje te noterizuar te diplomes dhe listes se notave
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka proces penal;
  6. Vërtetim nga prokuroria që nuk ka procedim penal;
  7. Vertetim i Gjendjes Gjyqesore ose formular vetdeklarimi i gjendjes gjyqesore;
  8. Fotokopje te noterizuar te librezes se punes;
  9.  Kopje e kartës së identitetit ose pasaportes.

     Per pozicionin kryesekretar  , kandidatet duhet te permbushin keto kritere te vecanta :

  1. Te jene diplomuar ne drejtesi , ne nivelin “Master profesional” ose te barazvlefshem me te , sipas percaktimeve te legjislacionit te arsimit te larte .
  2. Te kene pervoje profesionale profesionale jo me pak se pese vjet duke perfshire se paku tre vjet pervoje pune si sekretar gjyqesor .

Të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për këtë vend pune, duhet të dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së Kancelares së Gjykates Administrative Durres  ose prane zyres se protokollit te kesaj Gjykate deri më datë20.12.2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                      URDHER

 

Per Miratimin e Pushimeve Vjetore dhe Periudhen e Gadishmerise

Bazuar ne dispozitat e Ligjit Nr.96/2016 "Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise", ne Durres , si dhe ligjin nr. 98/2016 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor" sot ne date 27.08.2020, une gjyqtare Klodiana VE1Z1 ( MEMA) , me detyren e ZV/Kryetares se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres

URDHEROJ

  1. Miratimin e pushimeve vjetore te pagueshme, te vitit kalendarik 2020 per Gjyqtare
    Klodiana Veizi (Mema) ne periudhen 11.08.2020-31.08.2020.

          Per periudhen 01.08.2020-10.08.2020, caktohet gjyqtare e gatshme me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme. Pjesa e pakryer do te merret ne nje kohe te mevonshme sipas kerkeses.

  1. Miratimin e pushimeve vjetore te pagueshme, te vitit kalendarik 2020 per Gjyqtar Ergys Gashi ng periudhen 03.08.2020-21.08.2020.

          Per periudhen 22.08.2020-31.08.2020, caktohet gjyqtar i gatshem me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme.Pjesa e pakryer e lejes do te merret ne nje kohe te mevonshme,sipas kerkeses se gjyqtarit.

  1. Miratimin e pushimeve vjetore te pagueshme, tg vitit kalendarik 2020 per Gjyqtare Rezarta Aliu ( Paja) ne periudhen 03.08.2020-10.08.2020 dhe 22.08.2020-31.08.2020. Per periudhen 11.08.2020-21.08.2020, caktohet gjyqtare e gatshme me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme.Pjesa e pakryer do te merret ne nje kohe te mevonshme,sipas kerkeses.
  2. Ky Urdher t'i njoftohet Gjyqtareve te kesaj Gjykate; Kancelarit te Gjykates; Specialistes se IT dhe Kryetarit se Deges se Buxhetit.
  3. Ky urdher hyn ne fuqi menje'here. y