PROGRAMI I TRANSPARENCES
PER
GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLES SE PARE DURRES
- HYRJE
Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres ka pergatitur programin e transparences. Ne baze te nenit 7 te ligjit nr.l 19/2014 "Per te Drejten e Informimit". Me ane te ketij programi percaktohet veprimtaria e Gjykates ne zbatim te se drejtes kushtetuese dhe ligjore te informimit.
Po keshtu, me ane te ketij programi Autoriteti Publik (ne vijim Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres), nderton dhe rrit transparencen ne punen e tij institucionale, nen garancine e LDI-se. AP do te perditesoje here pas here Programin e Transparences, ne perputhje me piken 2 te nenit 5 te LDI-se.
Informacioni i bere publik ne kete program, synon te beje transparencen e veprimtarise se punes se Gjykates nepermjet pasqyrimit per momentin ne mjediset e pritjes se publikut. Programi i transparences pasqyrohet ne rubrika, tekste/permbajtje, afat kohor per berjen publike te tij, menyren e berjes publike si dhe strukturen perkatese e cila prodhon ose administron dokumentin. Ne permbajtje te programit te transparences evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menute ku adresohet dokumenti.
- PARIME TE PERGJITHSHME
Parimet kryesore ne te cilat mbeshtetet Programi Transparences se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres.
- E drejta per informim" eshte e drejte Kushtetuese e parashikuar ne nenin 23 te saj, e aksesueshme nga te gjithe pa asnje perjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal te te dhenave: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres ushtron funksione publike, per rrjedhoje informacioni qe rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore qe rregullojne ne menyre te posaçme veprimtarine e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres dhe perkatesisht: Ligij Nr. 9877, date 18.2.2008 "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise (Ndryshuar Me Ligjin Nr.114/2013, Date 11.4.2013, Vendimin nr. 238/1/a , date 24.12.2008 "Per procedurat e ndarjes me short te ceshtjeve gjyqesore" te Keshillit te Larte te Drejtesise. Vendimin nr. 238/1/b, date 24.12.2008 te Keshillit te Larte te Drejtesise "Per solemnitetin e gjykimit dhe veshjen e posacme te gjyqtarit" si dhe Rregulloren "Per Marredhenien e Gjykates me Publikun" miratuar me Urdhrin Nr. 6777,5 date 09.2010.
- Informacioni pershtatet ne gjuhe te qarte e te kuptueshme.
- Organ mbikeqyres i procedurave te informimit publik eshte Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale" (ne vijim KDIMDP).
- Rishikimi i programit te transparences behet sipas se njejtes procedure, permes se ciles eshte bere miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kerkese duhet te jete:
- i plote;
- i sakte;
- i perditesuar;
- i thjeshte ne konsultim;
- i kuptueshem;
- lehtesisht i aksesueshem;
- i pajtueshem me dokumentet origjinale ne posedim te autoritetit publik.
INFORMACIONI QE BEHET PUBLIK PA KERKESE
Informacioni i lejuar per publikim eshte shprehimisht i parashikuar ne nenin 7 te ligjit Nr.l19/2014 "Per te Drejten e Informimit".
Ne perputhje me kete program transparence te miratuara, Gjykata Administrative e Shkalles se pare Durres vendos ne dispozicion te publikut ne mjediset e saj e pritjes se publikut:
- Strukturen organizative te autoritetit publik;
- Tekstet e plota, te konventave qe jane ratifikuar, te ligjeve, te akteve nenligjore, te kodeve te sjelljes, dokumente politikash, te manualit ose ndonje dokument tjeter qe ka lidhje me ushtrimin e funksioneve te tij dhe qe prek publikun e gjere;
- Informacion per procedurat qe duhen ndjekur per te bere nje kerkese per informim, adresen postare dhe elektronike per depozitimin e kerkesave per informim, si dhe procedurat e ankimit te vendimit perkates;
- Te dhena per vendndodhjen e zyrave te autoritetit publik, orarin e punes, emrin dhe kontaktet e koordinatorit per te drejten e informimit;
- Te dhena per arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionareve, te cilet kane detyrimin per deklarimin e pasurise, sipas ligjit, strukturat e pagave per nepunesit e tjere, si dhe nje pershkrim te procedurave te zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave te funksionareve te larte te autoritetit publik dhe proceduren qe ata ndjekin per te marre vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe te kontrollit qe veprojne mbi autoritetin publik, perfshire planet strategjike te punes, raportet e auditimit nga Kontrolli i Larte i Shtetit ose subjekte te tjera, si dhe dokumentet qe permbajne tregues te performances se autoritetit;
- Te dhena per buxhetin dhe planin e shpenzimeve per vitin financiar ne vijim dhe vitet e kaluara, si dhe cdo raport vjetor per zbatimin e buxhetit. Ne ato raste kur autoriteti publik
vetefinancohet nga tarifat e licencave ose cdo forme tjeter e financimit te drejtperdrejte nga subjektet e rregulluara prej tij, behen publike edhe dokumentet qe tregojne gjendjen e shlyerjes se detyrimeve nga subjektet e licencuara.
- Informacion per procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese te koncesionit/partneritetit publik privat, perkatesisht, sipas parashikimeve te ligjit nr. 9643, date 20.12.2006, "Per prokurimin publik", dhe te ligjit nr. 125/2013, "Per koncesionet dhe partneritetin publik privat", qe kryhen per llogari te autoritetit publik, duke perfshire: listen e kontratave te lidhura, shumen e kontraktuar. palet kontraktuese dhe pershkrimin e sherbimeve apo mallrave te kontraktuara, informacionin per zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhezues e politika te ndryshme;
- Informacion per sherbimet qe autoriteti i jep publikut, perfshire standardet per cilesine e sherbimit, nje pershkrim te kategorive dhe formave te ndihmes shoqerore, subvencioneve te dhena nga autoriteti publik dhe te procedurave per t'i perfituar ato, informacione dhe dokumente qe kerkohen shpesh, cdo informacion tjeter qe gjykohet i dobishem nga autoriteti publik;
- Cdo mekanizem dhe procedure per berjen e kerkesave dhe ankesave, ne lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, permes se ciles personat e interesuar mund te paraqesin mendimet e tyre apo te ndikojne ne cfaredo menyre tjeter ne hartimin e ligjeve, te politikave publike apo ushtrimin e funksioneve te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres, nje pershkrim te thjeshte te sistemit qe perdor autoriteti publik per mbajtjen e dokumentacionit, te llojeve, formave te dokumenteve, si dhe te kategorive te informacionit qe behet publik pa kerkese;
- Aktet qe permbajne rregulla, norma apo kufizime te te drejtave dhe lirive themelore te individit, si dhe me efekt te drejtperdrejte per ta, behen publike me ane te afishimit , brenda 48 oreve prej miratimit te aktit nga Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres.
Informacioni i publikuar sipas kesaj skeme, perditesohet sa here ai ndryshon.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. |
Neni 7/1/a/d |
Skemë Tabele e funksioneve, detyrave dhe kopetencave te drejtuesve/ Gjyqtareve,arsmit,kualifikimet e drejtuesve |
Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare, Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari..
|
Ne mjediset e Gjykates |
Administrata e Gjykates Drejtuesi i Gjykates |
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. |
Neni 7/1/b
|
Ligje/Akte nenligjore Rregullore |
Pas hyrjes ne fuqi |
|
Administrata e Gjykates Sektori i Sherbimeve |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.
|
Neni 7/1/c/g |
Format kerkese Format ankese |
Pas miratimit te Programit te transparenciesMenjehere, ne rast ndryshimesh |
|
Administrata e Gjykates Sektori i Sherbimeve |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
|
Neni7/1/ç |
Adrese postare: Sheshi “Mujo Ulqinaku” (pranë ish-zyrave të përmbarimit, në hyrje të Portit të Durrësit), Durrës. Orari: e Hene- e Premte Ora 08:00-16:00 |
|
|
Drejtuesi i Gjykates |
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.
|
Neni 7/1/d
|
Referuar Ligjit Nr.9877,date 18.02.2008”Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Repibliken e Shqiperise” (Ndryshuar me ligjin Nr.114/2013,date 11.042013)Vendime te KLD-se, Vendime te Gjykates Kushtetuese Akte ligjore/nenligjore |
|
|
Stafi Drejtues i Gjykates |
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance
|
Neni7/1/ dh |
Analiza Vjetore e Punes |
|
|
Stafi Drejtues i Gjykates |
Buxheti |
Neni 7/1/e |
Parashikimet e nenit 57 te ligjit 8737/2001 i ndryshuar.Ligji per buxhetin dhe akte nenligjoire ne zbatim te tij. Raporte per monitorimin e performances. |
Pas hyrjes ne fuqi |
Ne faqen zyrtare te Zyres se Administratimit te Buxhetit Gjyqesor |
Zyra e Buxhetit |
Informacion për procedurat e prokurimit. |
Neni 7/1/ë |
Regjistri |
Menjehere pas dergimit ne APP |
Ne faqen zyrtare te APP |
Zyra e Buxhetit |
Shërbimet e autoritetit për publikun. |
Neni 7/1/f |
Vertetime ,Ankime,Rekurse,Kopje aktesh/dokumentash Kerkese padi, Vendime etj. |
Perditesohet |
|
Punonjesi i Personelit dhe Marredhenieve me Publikun Punonjesi i Informatikes (IT) |
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. |
Neni 7/1/gj |
Ne perputhje me kerkesat ligjore |
Perditesohet |
|
Drejtuesi i Gjykates |
Mbajtja e dokumentacionit nga AP |
Neni 7/1/h |
Ruajtja e dokumenta cionit ne sistemin arkivor te institucionit behet ne perputhje me kuadrin ligjor ne R.Sh |
Perditesohet |
|
Arkivi Protokolli |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.
|
Neni 7/1/i |
Tabele |
Pas miratimit te progtamit te transparences |
|
Koordinatori |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.
|
Neni 7/1/k |
Datat e gjykimeve Vendime gjyqesore, etj. |
Perditesohen |
|
Administrata e Gjykates |
Informacione të tjera të dobishme |
Neni 7/1/l |
Njoftime me afishim publik Njoftime |
Perditesohen Periodikisht
|
|
Administrata e Gjykates |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
- MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.