Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative Tiranë

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

 

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune:

- Nëpunës Gjyqësore

Kandidati duhet të plotesojë këto kushte:

- Te ketë shtetësi Shqiptare

- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse

- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

- Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre

Penale

- Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm,

- Të ketë vendbanimin në territorin e Bashkisë Tiranë,

- Të zotërojë leje drejtimi të klasit B

- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.

Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

brenda datës 27.10.2017 këto dokumente :

- Kërkesë me shkrim për t’u punësuar

- Dëftesë pjekurie ose diplomë universitare

- Përshkrimin e edukimit dhe karrieres profesionale (CV)

- Dëshmi Penaliteti të lëshuar brenda 3 muajve

- Raport mjeksor për aftësi në pune

- Fotokopje e kartës së identitetit

- Librezë pune (nëse disponon)

- Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata që nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara dhe të dorëzohen ne zyren

e protokollit te gjykates.Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentave kandidatët do të

njoftohen për zhvillimin e intervistes.