Mirësevini në portalin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Pukë.

 

Qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi funksionimin dhe  aktivitetin e këtij institucioni.

Ky portal është ndërtuar në kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe procedurial në gjykatë, në kuadrin e rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit në kohë dhe të saktë të qytetarëve me veprimtaritë e gjykatës.

Në rubrikat e këtij portali mund të gjeni informacion për seancat gjyqësore, shortin si dhe të dhënat mbi çështjet, qofshin ato civile apo penale.

Gjykata  Rrethit Gjyqësorë Pukë, e cila shtrin juridiksionin e saj në Rrethin Pukë, vepron si shkallë e parë për gjykimin e cështjeve penale, civile, familjare etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Pukë synon të bëjë transparente veprimtarinë e punës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Pukë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në mjediset e pritjes së publikut, Zyrën e Marrdhënieve me Publikun  si dhe faqes web www.gjykata.gov.al.

 

GJYKATA E RRETHIT GJYQESORE PUKE 

Kontakt:  gjykatapuke@gjykata.gov.al

 

 

 


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA SË RRETHIT GJYQËSOR PUKË

PËR SHPALLJE PROCEDURE PËR LËVIZJE PARALELE PËR VEND TË LIRË PUNE


Nr.21Prot. Pukë, më 27.01.2021

NJOFTIM
PËR SHPALLJE LËVIZJE PARALELE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Vendimin nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil”, Gjykata e Shkallës së Parë Pukë, shpall procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin si më poshtë:

Për 1 (një) vend, në pozicionin Sekretarit gjyqesore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas nenit nr. 55, 56 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kushtet e veçanta sipas VendimiY nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lart Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil”.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil gjyqësor, të së njejtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil gjyqësor.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Sekretarit gjyqesore,  është si  më poshtë:
Merr për veprim dhe administrim të përkohshëm të gjithë fashikujt e çështjeve për gjykim, caktuar gjykatësit pranë të cilit punon me proçes-verbal të pasqyruar në libër dorëzimi ku nuk duhet të mungojnë data, ora e dorëzimit, emri i palëve dhe objekti. Fashikujt të ruhen në kasafortë ose në dollape metalike të siguruar.
Kryen të gjitha veprimet teknike dhe proçeduriale për çdo fashikull gjyqësor, bën njoftimet përshpalljen e datës së gjykimit të vendosur nga trupi gjykues si dhe merr çdo masë për siguriminnormal të gjykimit.
Bën njoftimet e palëve me shpallje;
Vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon kopje të njehsuara me origjinalin e akteve procedural gjyqësore. Kur përdoren pajisje regjistrimi apo pajisje që kryejnë funksione të ngjashme,sekretari garanton që regjistrimi ose riprodhimi është origjinal dhe i paprekur dhe është pjesëpërbërë e dosjes gjyqësore;
Zbaton urdhërimet e gjyqtarit a trupit gjykues të çështjes për kalimin e çështjes në veprimepërgatitore, në gjyq dhe vendimet e ndërmjetme gjatë seancës, me përjashtim të atyre që janë nëkompetence të sekretarit gjyqësor a personave të tjerë të parashikuar në ligj e në këtë rregullore.
Sekretarit të seancës i ndalohet t’u japë palëve dhe mbrojtësve të tyre, personave të tjerë tëinteresuar për çështjen në gjykim, akte të çfarëdo lloji që ndodhen në fashikullin gjyqësor. Përriprodhimin e akteve, lëshimin e ekstrateve apo të fotokopjeve për dokumentacionin që ndodhetnë dosje, sekretari i seancës vepron vetëm me urdhër a vendim të gjyqtarit a trupit gjykues, dukezbatuar edhe rregullat e përcaktuara në Rregulloren e institucionit.
Sekretari i seancës ka përgjegjësi të veçantë për mbajtjen e proçes-verbaleve gjyqësore. Gjatëmbajtjes së tij ai duhet të marrë në mënyrë të plotë identitetin e të pandehurve ose të palëve nëproçesin civil, datën, orën dhe vendin e seancës gjyqësore, deklarimet e palëve, prokurorit,mbrojtësve, dëshmitarëve, ekspertëve, duke rregjistruar çdo gjë që ka rëndësi për çështjet, të gjithaurdhërat e trupit gjykues dhe vendimet e tij të ndërmjetme.
Mban proçes-verbalin e seancës gjyqësore sipas kërkesave të neneve 115-118 të Kodit tëProçedurës Penale dhe nenit 118 të Kodit të Procedurës Civile. Në çdo rast kërkese, zbaton edhedetyrimet e nenit 118/1 të K.Pr.Civile.
Kujdeset në mënyrë parësore për mbajtjen e proçes-verbalit gjyqësor në formën e stenotipisë dukevazhduar me kompjuter dhe regjistrimin e tij në sistemin elektronik të menaxhimit të cështjevegjyqësore, si dhe në Sistemin Kompjuterik Audio (FTR) dhe në pamundësi të tyre, të përdorimittë tyre, me shkrim dore.
Përgatit kopje në CD të procesverbalit të regjistruar në FTR dhe ia bashkangjit atë dosjesgjyqësore.
Merr masa që në proçes-verbalin e seancës që mbahet me shkrim, të mos përdoren si një mënyrëe ndaluar shkurtimi, korrigjimi apo lënia e hapsirave bosh. Përbri fjalëve të panevojshme, në kllapashënohet shprehja “hiqen fjalët” dhe firmoset nga vete shkruesi.
Kur proçes-verbali i seancës mbahet me shkrim të përdorë letër e nënvizuar e mbyllur në kuadratme kufizime 3 cm majtas dhe 2 cm djathtas, lartë dhe poshtë formatit.
Riprodhon me besnikëri thëniet e pjesmarrësve në proçes. Kur për shkaqe të ndryshme është epamundur të arrihet pasqyrimi dhe mungojnë mjetet audiovizive, kërkon nga kryetari i seancëspërsëritjet e thënieve për të mundësuar pasqyrimin e tyre.
Sekretari i seancës (shkruesi) lidh në mënyrë kronologjike dokumentacionin sipas kohës sëparaqitjes dhe aktet proçeduriale sipas kohës së krijimit.
Merr masa që fashikulli gjyqësor në çdo kohë të jetë i lidhur dhe i numërtuar. Lidhja dhe numërtimii fletëve bëhet pas çdo veprimi me aktet, zakonisht në përfundim të çdo seance apo me paraqitjene aktit te ri.
Bën shënimin përkatës të dispozitivit të vendimit në numëratorin e vendimeve penale , atë tëmasave të sigurisë dhe kërkesave penale.
Pasqyron në sistemin elektronik vendimin e zbardhur të anonimizuar në përputhje melegjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale;
Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
Pervec detyrave procedurale, sekretari i seances, kryen edhe detyra te tjera me karakteradministrativ të parashikuara në Rregulloren e Institucionit.
I. LËVIZJA PARALELE DHE KUSHTET E PËRGJITHËSHME DHE TË VEҪANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si më poshtë:
të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njejtës kategori;
të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” ose “shumë mirë”.

Kërkesat e veçanta për pozicionin sekretarit gjyqesore,  janë si më poshtë :
të jetë diplomuar në drejtësi, të paktën në nivelin “Bachelor”;
të ketë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor;

II. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 10.02.2021, pranë Kancelarise së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, apo nëpërmjet postës, dokumentat e mëposhtëm:
Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
CV.
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
Fotokopje të librezës së punës,
Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
Dokument të gjuhës së huaj.
Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Vërtetim banimi.
Vërtetimin se nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

III. VLERËSIMI I KANDIDTËVE

Konkurrimi zhvillohet në 1 faze:
Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 12.02.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda dates 15.02.2021 do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.
Vlerësimi i kandidateve do të bëhet me date 22.02.2021 ora 12.00, si më poshtë:
40 pikë për rezultatet e vlerësimit në punë. Në rast rezultatesh të njëjta, Këshilli krijon një renditje brenda grupit të kandidatëve me vlerësimin më të lartë të punës;
50 pikë për vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës si dhe vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës, si dhe,
10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse.
Njoftimi I kandidateve mbi rezultatin e vleresimit do te behet me date 23.03.2021 nga Kancelari I gjykates elektronikisht.

IV. DATA E DALJES SË REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Data e daljes së rezultateve do të jetë 02.03.2021.
Në përfundim të daljes së rezultateve të vlerësimit të kandidtëve, njoftimi me emrat e nëpunësve fitues do të shpallet në faqen zyrtare rë KLGJ-së dhe në faqen zyrtare të gjykatës.

 

 

 

 

 

 


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA SË RRETHIT GJYQËSOR PUKË

PËR SHPALLJE PROCEDURE PËR LËVIZJE PARALELE PËR VEND TË LIRË PUNE


Nr.18 Prot. Pukë, më 27.01.2021

NJOFTIM
PËR SHPALLJE LËVIZJE PARALELE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Vendimin nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil”, Gjykata e Shkallës së Parë Pukë, shpall procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin si më poshtë:

Për 1 (një) vend, në pozicionin K/Degës së buxhetit, pranë Gjykatës së Rrethit GjyqësorPukë.

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas nenit nr. 55, 56 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kushtet e veçanta sipas VendimiY nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lart Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil”,Ligji 152/2013.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil gjyqësor, të së njejtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil gjyqësor.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin K/Degës sëbuxhetit,  është si  më poshtë:
Përgjigjet për sigurimin e të dhënave, në bazë të fondeve dhe kërkesave të nevojshme të përgatitura  nga strukturat përkatëse të ngritura në institucion dhe përgatit  regjistrin  e parashikimit të prokurimeve publike;
ndjek dhe monitoron periodikisht gjatë gjithë vitit realizimin e regjistrit të prokurimeve publike të miratuar nga titullari;
harton dhe merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit të tenderave deri në realizimin e kontratës;
sqaron operatorët pjesmarrës në tendera mbi çdo paqartësi që mund të kenë gjatë hartimit të ofertave në lidhje me dokumentacionin teknik të vënë në dispozicion nga autoriteti kontraktor;
ka për detyrë të ruajë fshehtësinë e shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëritë pjesëmarrëse në tender deri në momentin e komunikimit zyrtar të fituesit nga Titullari i Autoritetit Kontraktues dhe nënshkrimit të kontratës;
mban të azhornuar listën e çmimeve dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat, analizat e çmimeve që kanë të bëjnë me prokurime publike të infrastrukturës, ndërtimeve, shërbimeve dhe blerje te mallrave;
relaton pranë titullarit për problemet e hasura gjatë zhvillimit te prokurimeve, bën propozime konkrete për zgjidhjen e tyre duke respektuar legjislacionin në fuqi;
përgjigjet për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim brenda afateve kohore;
për hartimin dhe miratimin e urdhërave të prokurimit;
për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit (si për shembull, hartat, skicat, planet);
zbaton detyrat e lëna nga titullari dhe organet e tjera KLGJ, KPP etj.;
në përfundim të procedurës së prokurimit publik harton draft-kontratën që do të lidhet me operatorin ekonomik fitues dhe e dërgon atë për miratim;
kryen në mënyrë elektronike njoftimet, modifikimet, arshivimet, etj. sipas kërkesës;
mban lidhje të vazhdueshme me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe institucione të specializuara për zgjidhjen me efikasitet të problemeve ligjore që lindin gjatë procedurave të prokurimit publik;
mban kontakte të rregullta me anëtarët e komisionit të propozuar nga titullari i autoritetit kontraktues dhe i vë në dijeni për datën, vendin dhe orën në të cilën do të mblidhet komisioni i vlerësimit të ofertave;
kryen funksione të karakterit ndihmës, si mbajtja e procesverbalit, sistemimi dhe ruajtja e dokumenteve etj;
kryen inventarizimin e dosjes te procedurave te prokurimit publik dhe kujdeset për dorëzimin e tyre në arkivin e gjykatës  në mënyrën dhe në afatin e parashikuar në ligj;
zbaton detyrat e lëna nga titullari dhe relaton mbi aktivitetin e sektorit të njësisë së prokurimit dhe dorëzon raport me shkrim;
përgjigjet për administrimin e procesverbaleve për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, si dhe llogaritjen e çmimeve te shitjes së dokumenteve të tenderit;
përgjigjet për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim dhe kriteret e vlerësimit;
kryen dokumentimin e të gjithë lëvizjes së aktiveve dhe regjistrimin e të gjithë veprimtarive ekonomike në programin financiar në përdorim të njësise, duke kontrolluar dhe verifikuar ligjshmërinë e dokumentave autorizuese, vërtetuese, faktike sipas gjurmëve të menaxhimit të aktiveve sipas përgjegjësisë, gjurmës së inventarizimit fizik, gjurmës për marrjen në dorëzim të aktiveve, gjurmës për vlerësimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve;
merr pjesë dhe në komisione të tjera të krijuara nga titullari i gjykatës siç është dhe komisioni për marrjen në dorëzim dhe asgjësimin e provave materiale, komisoni për hartimin e PBA, etj. dhe kryen dhe detyra të tjera operative në përputhje me rregulloren e brendshme dhe aktivitetin e njësisë)
veprime të tjera të parashikuara nga ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSh” dhe atë “Për menaxhimin  dhe kontrollin financiar”.

I. LËVIZJA PARALELE DHE KUSHTET E PËRGJITHËSHME DHE TË VEҪANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si më poshtë:
të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njejtës kategori;
të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” ose “shumë mirë”.

Kërkesat e veçanta për pozicionin K/Degës sëBuxhetit,  janë si më poshtë :
të jenë diplomuar në shkenca ekonomike, të paktën në nivelin “Master shkencor” ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë;
të kenë përvojë profesionale jo më pak se tre vjet në fushën e kontabilitetit dhe/ose menaxhimit të buxhetit.
të njohë legjislacionin mbi financat, kontrollin e brendshëm, prokurimet,
të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor;

II. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 10.02.2021, pranë Kancelarise së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, apo nëpërmjet postës, dokumentat e mëposhtëm:
Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
CV.
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
Fotokopje të librezës së punës,
Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
Dokument të gjuhës së huaj.
Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Vërtetim banimi.
Vërtetimin se nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

III. VLERËSIMI I KANDIDTËVE

Konkurrimi zhvillohet në 1 faze:
Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 12.02.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda dats 15.02.2021 do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet me date 22.02.2021 ora 11.00 ne ambjentet e Gjyktyaes se Rrethit Gjyqesor Puke , si më poshtë:
40 pikë për rezultatet e vlerësimit në punë. Në rast rezultatesh të njëjta, Këshillikrijon një renditje brenda grupit të kandidatëve me vlerësimin më të lartë tëpunës;
50 pikë për vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës si dhe vitet epërgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojënprofesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës, si dhe,
10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse.
Njoftimi I kandidateve mbi rezultatin e vleresimit do te behet me date 23.02.2021 nga Kancelari I gjykates elektronikisht.

IV. DATA E DALJES SË REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Data e daljes së rezultateve do të jetë 12.32021.
Në përfundim të daljes së rezultateve të vlerësimit të kandidtëve, njoftimi me emrat e nëpunësve fitues do të shpallet në faqen zyrtare rë KLGJ-së dhe në faqen zyrtare të gjykatës.