Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Durrës

 

Gjykata e Apelit Durrës dëshiron që nëpërmjet kësaj faqeje t'iu ofrojë qytetarëve një informacion të detajuar mbi funksionimin dhe aktivitetin e ketij institucioni, sepse ne si gjykatë e shikojme llogaridhënien ndaj qytetarit obligimin kryesor në performancën tonë.

Kjo faqe synon që ta afroje trupën gjyqësore dhe administratën gjyqësore me publikun duke ofruar transparencë, profesionalizëm dhe besueshmeri.

Përditësimi i vazhdueshem me informacion i faqes zyrtare te Gjykatës së Apelit Durrës është pjesë e pandashme e procesit të rritjes së besimit te publikut në sistemin gjyqësor.

Paanshmeria dhe transparenca totale në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit Durrës mbeten qellimi kryesor i këtij institucioni dhe krijimi i kesaj faqeje zyrtare perfaqëson gjithashtu perpjekjet tona në këtë drejtim duke ofruar një informacion sa më të dobishëm, i cili do i vinte ne ndihme kujdo që navigon në këtë faqe.


Mendojme se kjo faqe do të jetë një dritare mjaft e vlefshme per të gjithe opinionin publik të interesuar dhe në rradhë të parë medias e cila shërben si një ure lidhëse e rëndësishme në përcjelljen me shpejtësi të vendimeve gjyqësore dhe informacionit.  


Duke ju falenderuar per vemëndjen!


NJOFTIM PËR SHPALLJEN E LISTËS SË EKSPERTËVE PROFESIONISTË TË SIGURISË RRUGORE & AKSIDENTEVE, TË EKSPERTËVE PËR KËRKIME DHE EKSPERTIME KRIMINALISTIKE DHE LISTËN E AVOKATËVE TË GATSHËM TË DHOMËS SË AVOKATISË DURRËS.

 

Tek linku i mëposhtëm mund të gjeni listat përkatëse në bazë të dokumentacionit të paraqitur prej tyre.

 http://www.gjykata.gov.al/apel-durrës/gjykata-e-apelit-durrës/pasqyra-e-shtypit/


FORMULAR APLIKIMI PËR MARRJEN E DOKUMENTAVE NGA ARKIVA E GJYKATËS SË APELIT DURRËS


Atë mund ta shkarkoni në linkun e poshtëshënuar.

 http://www.gjykata.gov.al/apel-durrës/gjykata-e-apelit-durrës/pasqyra-e-shtypit/

Ju faleminderit!