PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR

  (Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës)

 

 


I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së   punës   së   AP-së,   nëpërmjet   pasqyrimit   të   detajuar   të   tij   në   faqen   zyrtare www.gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.   Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje  të  programit të  transparencës evidentohet skema e  publikimit,  e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

 

 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja

zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë

program.

 

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:

 

1.   “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2.   Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: LIGJIT Nr. 98/2016 PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË


3 Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

4 Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e

Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

5 Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

6 Informacioni publik  pa kërkesë duhet të je:

-     i plotë;

-     i saktë;

-     i përditësuar;

-     i thjeshtë në konsultim;

-     i kuptueshëm;

-     lehtësisht i aksesueshëm;

-     i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit

Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Strukturën organizative të autoritetit publik;

Tekstet  e  plota,  të  konventave  që  janë  ratifikuar,  të  ligjeve,  të  akteve  nënligjore,  të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një  përshkrim  të  procedurave  të  zgjedhjes,  kompetencave  dhe  detyrave  të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrëvendime;

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet  strategjike  të  punës,  raportet  e  auditimit  nga  Kontrolli  i  Lartë  i  Shtetit  ose subjekte  të  tjera,  si  dhe  dokumentet  që  përmbajnë  tregues  të  performancës  së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik  vetëfinancohet  nga  tarifat  e  licencave  ose  çdo  formë  tjetër  e  financimit  të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

Informacion    për    procedurat    e    prokurimit    apo    procedurat    konkurruese    të koncesionit/partneritetit  publik  privat,  përkatësisht,  sipas parashikimeve  të  ligjit  nr.

9643,  datë  20.12.2006,  “Për  prokurimin  publik”,  dhe  të  ligjit  nr.  125/2013,  “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe  përshkrimin  e  shërbimeve  apo  mallrave  të  kontraktuara,  informacionin  për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e   shërbimit,   një   përshkrim   të   kategorive   dhe   formave   të   ndihmës   shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Çdo  mekanizëm  dhe  procedurë  për  bërjen  e  kërkesave  dhe  ankesave,  në  lidhje  me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

 AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, rdisohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR DURRËS 

Kategoritë e informacionit

publik  pa kërkesë

Baza

ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për

publikim

Mënyra e publikimit

Struktura

përgjegjëse

 

Përshkrim i struktus organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

 

Neni

7/1/a/d

 

Urdhër Nr.1477. Date

24.02.2015 i Ministrit të Drejtësisë  Për miratimin e strukturës së Gjykas së

Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Ministria e

Drejtësisë

 

Akte nrkombëtare ligje;

akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër.

 

Neni

7/1/b

 

1)LIGJ Nr. 98/2016 PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

2) Vendim Nr. 238/1/a, datë

24.12.2008 i KLD (i ndryshuar)

 

3) Rregullore e Brendshme e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

 

4) Urdhër i Kryetares së Gjykatës Nr.32 Datë 22.09.2014 për ndarjen e çështjeve me short elektronik

 

Pas botimit në fletoren zyrtare

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas miratimit të titullarit

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

 

 

http://www.kld.al/korniza- ligjore/akte-nënligjore

 

Ministria e

Drejtësisë

 

 

 

 

 

KLD



 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërke për informim,

adresën postare dhe elektronike

për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni

7/1/c/g

 

Format kërkese për

Informacion.

 

Urdhëri Nr.67 Prot., datë15.04.2015 i Kryetares së Gjykatës “Për Formularin e Aplikimit për marrjen e dokumenteve nga Arkiva e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës

 

Format ankese

 

Adre postare: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Rruga “Aleksandër Goga”, Lagjja Nr.2

Durrës.

 

Adree-maili: ZMP.Gjykatarrethitdurres@gjykata.gov.al

 

Pas miratimit të titullarit.

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Durrës

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejn e informimit.

 

Neni7/1/ç

 

Urdhër Nr.39 , date 27.02.2015 i Kryetares së Gjykas së Rrethit Gjyqësor Durrës

 

Pas miratimit të titullarit.

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Kontakte.

 

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Durrës

 

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve

të lartë dhe procedura e

ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni

7/1/d

 

Neni 11 dhe Neni 16 i LIGJIT Nr.9877, datë 18.2.2008 PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjin nr.114/2013, datë

11.4.2013)

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

http://www.qbz.gov.al/

 

 

Mekanizmat monitorues; raportauditi; dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/

dh

 

Ligji Nr.9720,datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik,

 

Ligji Nr.154/2014, datë

27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e kontrollit të Lartë të Shtetit

Raporti përfundimtar i Auditimit dhe Rekomandimet nga KLSH

 

Raporti përfundimtar i Auditit të brendshëm.

 

Raport tematik mbi procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore

 

Pas botimit në fletoren zyrtare. Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Durrës Sektori i Finances

KLD

 

Buxheti

 

Neni

7/1/e

 

Ligji Nr.160/2014 “Për buxhetin për vitin 2015, Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr.2, datë

06.02.2012 “Për Procedurat

standarte të zbatimit të

buxhetit”,

Vendimit të Bordit Drejtues

Nr.9, datë 19.12.2014.

 

Pas botimit në fletoren zyrtare. Pas miratimit nga Titullari

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Durrës Sektori i Finances

 

Informacion për procedurat e prokurimit.

 

Neni

7/1/ë

 

VKM Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,Udhëzimi Nr.2, datë 27.01.2015 Për hartimin e rregjistrit të prokurimit publik”

 

Pas miratimit nga Titullari

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Durrës

Sektori i

Finances



 

 

Udhëzimi Nr.3, datë 27.01.2015

“Për  Procedurën e Prokurimit

me Vlerë të vogël”

Ligji Nr. 9877, datë 18.02.2008,

“Për organizimin e pushtetit

gjyqësor në Republikën e Shqipërisë(i ndryshuar),  Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar)

 

 

 

 

Shërbimet e autoritetit për publikun.

 

Neni

7/1/f

 

Udhëzimi i përbashkët Nr.33,datë 29.12.2014 “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore e Ministrise së Drejtësisë,Shërbimit Përmbarimor, Noterisë

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

 

Neni

7/1/gj

 

Projetk akte ligjore dhe nënligjore.

 

Pas miratimit të ligjit apo të projektit.

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës.

 

Ministria e

Drejtësisë

 

Mbajtja e dokumentacionit nga

AP

 

Neni

7/1/h

 

Ligji. Nr.9154, datë 06.11.2003.

“PËR ARKIVAT”.

VKM Nr. 903, datë 17.12.2014

“PËR KRIJIMIN E ARKIVIT SHTETËROR TË SISTEMIT GJYQËSOR

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës.

 

Arkivistja

 

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

 

Tabe në format elektronik

 

Pas miratimit nga Titullari

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Kooridnatori për të drejten e informimit

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni

7/1/k

 

Vërtetime, Vendime Gjyqësore, Informacionë në lidhje me shortin elektronik, data të gjykimeve etj.

 

Menjëherë

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës.

 

Kooridnatori për drejten e informimit

 

Informacione të tjertë dobishme

 

Neni 7/1/l

 

Lista e ekspertëve dhe vlerësuesve të dëmeve materiale dhe shëndetësore, miratuar nga Kancelarja e Gjykatës

 

Lista e ekspertëve kontal

 

Lista e Eksperteve te Ing. Gjeodet, Ndërtimi, Vlerësues Pasurive te Paluajtshme

 

Lista e përditësuar e administratorëve të falimentit

 

Lista e përkthyesve të autorizuar oër përkthime në 26 gjuhë të ndryshme

 

Pas përpilimit nga kancelarja

 

 

 

 

Pas miratimit të drejtorit

Pas miratimit të

Ministrit të

Drejtësisë

 

www.gjykata.gov.al në hapësin dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës në mënunë “Pasqyra e shtypit”.

 

Kooridnatori për drejten e informimit

 

 

 

Ministria e

Drejtësisë

 

 

 

 

Agjensia e mbikqyrjes së falimentit



V
. PUBLIKIMI

përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykata.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës.

 

VI. MONITORIMI

Komisionerir të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit r të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri  bën  rekomandime  për  autoritetet  publike,  lidhur  me  konceptimin   dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.