Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Fier.
Në kuadër të rritjes së transparencës ndaj pubikut dhe medias, informimit të saktë në kohën e duhur të qytetarëve lidhur me veprimtarinë e gjykatës, zyra për marrëdhënien me publikun dhe median në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier azhornon këtë faqe, e cila mirembahet nga Ministria e Drejtesise. Këtu mund të gjeni të dhëna të ndryshme, qofshin ato civile apo penale për çështjet përkatëse.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier gjykon çështje që hyjnë në kompetencën territoriale të qytetit të Fierit, të cilat varësisht objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale. Veprimtaria e gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike, të mishëruara në vendimet gjyqësore.
Objektivat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë:
- Përmbushja e standarteve kohore dhe cilësore të gjykimeve;
- Njohja dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, duke synuar mbrotjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
- Rritja e besimit tek qytetarët dhe opinioni publik;
- Përmirësim i kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, në sajë të zbatimit të rregullave të brëndshme administrative dhe monitorimit lidhur me zbatueshmërisë së tyre;
- Krijimi i një ambjenti funksional pune dhe shërbimi;
- Adaptimin e vazhdueshëm të zhvillimeve teknologjike që shërbejnë dhe mundësojnë përmirësimin e mëtejshëm në veprimtarinë e gjykatës;
Në veprimtarinë e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia, transparenca, efikasiteti, barazia dhe bashkëpunimi.
Informacione më të detajuara rreth veprimtarisë së gjykatës mund të gjeni dhe në kategoritë e tjera përkatëse në këtë faqe.
Misioni i gjykates
Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Gjykata ka për qëllim të kërkojë respektimin e Kushtetutës, të ligjeve dhe akteve nënligjore, realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë. Menaxhimi me efektivitet dhe eficencë i fondeve buxhetore, të miratuara për pushtetin gjyqësor nga njëra anë me ligjin e buxhetit, e nga ana tjetër fondet e përfituara nga donatorë të ndryshëm, vendas apo të huaj, për të mbështetur pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Objektivat:
- Organizimin dhe konsolidimin e Gjykatës, si njësi efektive në realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë.
- Menaxhimi me efektivitet Staf i orientuar drejt plotësimit të kërkesave të qytetarëve.
- Shërbime publike me cilësi të lartë.
Përmirësimin e kushteve të gjyqesorit, nëpërmjet një menaxhimi sa më efektiv të fondeve të akorduara atij.
ORARI I KRYERJES SË VEPRIMEVE ME PUBLIKUN
HËNË – PREMTE
ORARI 08:00 - 13:30
